Krasniqi: Haxhi Thaçi ishte shtyllë e fortë e vlerave atdhetare NULL NULL 16.03.2025 23:02 16.03.2025 23:02 Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vdekur sot pas një sëmundje. Me të marrë vesh lajmin, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. “Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”, u shpreh Krasniqi. Ai i shprehu ngushëllime familjes. “Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë”, theksoi ai.