Gjigantët evropianë vëzhgojnë nga afër situatën e Vinicius Junior NULL NULL 01.07.2026 09:15 01.07.2026 09:15 E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi brazilian ka kontratë deri në qershor të vitit 2027, por ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin, ndërsa bisedimet pritet të rifillojnë pas përfundimit të Kupës së Botës. Edhe pse në formë të lartë edhe në Botërorin 2026, drejtuesit e Real Madridit nuk janë të gatshëm të tejkalojnë kufijtë e tyre financiarë për pagën dhe bonuset. Situata e tij po ndiqet me interes nga PSG, Manchester City, Bayern dhe Liverpool. Nëse rinovimi dështon, këto klube mund të hidhen në sulm për brazilianin. Ndërkohë, Reali raportohet se do të kërkonte rreth 140 milionë euro për kartonin e tij në rast largimi.