Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhi Krasniqi duelin e radhës më 17 nëntor ndaj Stefan Haertel

NULL NULL
13.10.2018 08:47

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi tashmë ka konfirmuar meçin e tij të radhës i cili do të jetë më 17 nëntor kundër gjermanit Stefan Haertel.

Ky i fundit ka 18 duele prej të cilave 17 fitore dhe për të kjo sfidë do të jetë më e rëndësishmja në karrierë deri tash pasi që asnjëherë ma parë nuk ka luftuar për titull evropian ose botëror, njofton Klan Kosova.

Në anën tjetër Krasniqi ka të zhvilluara 53 ku të fituara i ka 48 dhe pesë të humbura, atë të fundit e pati me rusin Stanislav Kashtanov të cilin e mposhti për të fituar titullin EBU.

Dueli do të zhvillohet në Dessau të gjermanisë kurse detajet tjera do të publikohen së shpejti.

lajme të ngjashme