Krasniqi: Adem Jashari meriton një hapësirë përkujtimore në Prishtinë (VIDEO) NULL NULL 12.03.2025 11:45 12.03.2025 11:45 Kryeqyteti po thuhet se do bëhet me një shtatore për komandantin legjendar Adem Jashari. E kjo sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, është e vonshme, duke e quajtur një turp që, pas 27 vjetësh, ende nuk ka asnjë shenjë të nderimit të tij në Prishtinë. Ai theksoi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se megjithëse shumë kryetarë komunalë kanë folur për këtë çështje gjatë viteve, nuk janë marrë hapa konkretë. Krasniqi ndër tjerash, sugjeroi që sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij, të nderohet me një monument ose hapësirë përkujtimore që do të mund të vizitohet nga turistët dhe të pasqyrojë rëndësinë e tyre historike./Klankosova.tv. Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme: