Kraja: Dialogu të mos e dominojë politikën kosovare (VIDEO) - Klan Kosova

Kraja: Dialogu të mos e dominojë politikën kosovare (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 5 months më parë

Kosova nuk duhet ta ketë obsesion dialogun me Serbinë dhe këtë proces ta konsiderojë si një punë normale. Kështu po vlerëson kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja. Që sipas tij, ky proces shoqërohet nga një mungesë transparence dhe  që në marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë ka gjëra që e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës.

Megjithatë, Kraja thotë se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i bëhet e qartë që Kosova është palë e dëmtuar nga lufta dhe asnjëherë të mos lejohet barazimi i viktimës me agresorin.

Ai thotë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës duhet të mbeten të pacenueshme derisa shton se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.