KQZ i jep tender për zgjedhjet e 28 dhjetorit kompanisë që shtypi fletëvotimet me gabime në balotazh NULL NULL 10.12.2025 12:45 10.12.2025 12:45 Kompania sllovene “Cetis” e cila printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit, është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetor. Kjo kompani për këto zgjedhje do t`i printojë fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe është në pritje të një përgjigje. Kontratën e plotë mund ta gjeni KËTU Shtypësi i fletëvotimeve, ortak i Martin Berishajt (VIDEO)