Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 21:32 20.07.2026 21:32 Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se nuk sheh arritjen e ndonjë marrëveshjeje ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja. Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova, Daka u mbështet në moszhvillimet e takimeve ndërmjet subjekteve politike, transmeton Klankosova.tv. “Nuk besoj që qëllimi është arritja e ndonjë marrëveshje, dhe shfrytëzimi i afatit deri në ditën e fundit të afatit, tregon se nuk ka marrëveshje, se po të kishte marrëveshje do të fillonte të zhvillohej ky lëmsh i cili tashmë ka dy vjet, dhe do të krijoheshin institucionet sa më parë”, tha Daka në Klan Kosova. Ajo shtoi se me zhvillimet që po ndodhin në politikë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.