KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 NULL NULL 09.02.2026 18:07 09.02.2026 18:07 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, pasi kanë përfunduar të gjitha afatet ligjore për paraqitjen e ankesave nga subjektet politike dhe kandidatët. Procesi i certifikimit vjen pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja në dhjetor dhe mbylljes së procedurave të shqyrtimit të ankesave eventuale. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, duke marrë 51.10 për qind të votave, ose 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton Klankosova.tv. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 20.19 për qind të votave, përkatësisht 22 mandate. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.24 për qind të votave, duke marrë 15 ulëse në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50 për qind, që i sigurojnë gjashtë mandate parlamentare. Me certifikimin e rezultateve, hapet rruga për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit./Klankosova.tv