Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte NULL NULL 18.03.2026 13:51 18.03.2026 13:51 Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq këtë të mërkurë janë shpallur fajtorë për krime lufte në Kosovë, raporton klankosova.tv. Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, Kostiq u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Miloviq me 7 vjet. Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të policisë serbe, kishin vepruar së bashku me forcat e ushtrisë dhe grupet paramilitare serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve kosovarë gjatë viteve të luftës.