Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kosovo i Metohije” – Dokumentet e lëshuara nga institucionet shëndetësore në veri të Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
17.03.2025 19:32

“Krahina autonome e Kosovës dhe Metohisë” – kjo vulë e këtyre dokumenteve të siguruar nga KIKS Kosova ta jep përshtypjen sikurse vendi të ishte në vitet e udhëheqjes nga Josip Bros Tito.

Në fakt, këto receta mjekësore janë siguruar në Kosovë, 17 vjet pas shpalljes shtet.

Ekipi i KIKS Kosovës, mori rrugën për në veri të Mitrovicës për të parë se si funksionojnë institucione të tilla shëndetësore në vend, e të cilat dyshohet se marrin edhe pagë nga Serbia, ani pse ndodhen në territorin e Kosovës.

Qëllimi ishte që të sigurohej një letër e protokoluar për të parë se çfarë shkruhet në vulat e tyre.

Në sy bie edhe pllakata me mbishkrimin e madh “Republika e Serbisë” në hyrje të Spitalit të Mitrovicës, madje vërehet që në të nuk respektohen as tri gjuhët zyrtare në vend.

Pasi kaluam hyrjen më këtë pllakatë në ballë, brenda u paraqitëm sikur na duhet asistencë shëndetësore në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Në një ambient e infrastrukturë që të kthen thuajse 100 vjet pas në kohë, KIKS Kosova hyri për t’u kontrolluar te njeri nga mjekët këtu, vetëm që të siguronte një dokument të protokoluar.

Në janar të këtij viti u bë mbyllja e institucioneve serbe në 10 komuna të Kosovës. Këto veprime erdhën disa ditë pasi policia mbylli më 8 janar Administratën Tatimore serbe në Mitrovicën e Veriut dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia “Dunav Osiguranj”.

lajme të ngjashme