Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, aktivizohet mërgata në Kroaci (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 14:50 01.07.2026 14:50 Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë. Gazmend Syla i ftuar në emisionin “Kosova Today” tha se mërgata në Kroaci kishte shprehur vullnetin e një organizimi të një proteste të radhës. Ai tha se mërgata ishin shumë aktive në protestat e kaluara si në Hagë, Strasbourg dhe Tiranë. “Fillimisht kur e kemi organizuar protestën e parë në Kosovë e kemi pa që një aktivizim i madh i mërgatës sonë po ndodhë. Kemi pas rast që kanë ardhë njerëz edhe prej Kanade, prandaj duke e parë këtë aktivizim të madh për këtë kauzë kundër kësaj padrejtësie që po ndodhë në Gjykatën Speciale pothuajse gjatë tërë kohës e kemi mbajtur të informuar mërgatën tonë edhe kur kemi shkuar në Hagë, kanë qenë me numër tepër të madh edhe në Strasbourg dhe Tiranë. Ideja ishte që mërgatës sonë në Kroaci që edhe ata të organizojnë një protestë të bëhen pjesë bashkë me neve në organizimin e një proteste kundër kësaj padrejtësie që po ndodhë atje. Meqë ata kishin vullnetin ne ju thamë po”, tha ai. Më 5 korrik nga ora 18:00 do të mbahet protestë në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kjo u bë e ditur dy ditë më pPërmes një konference për media nga kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. Ndër të tjera, ai tha se shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë. Protestohet edhe në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së