Vetaksident në Deçan, një i lënduar NULL NULL 01.07.2026 16:30 01.07.2026 16:30 Një person ka pësuar lëndime trupore sot në Deçan, si pasojë e një vetaksidenti. Rasti konkretisht ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj”. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Rugova tha se i lënduar është dërguar për tretman në spitalin e Pejës. “Si pasojë e këtij vetaksidenti përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore, e që i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.