Një person i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë Kosovë NULL NULL 01.07.2026 15:06 01.07.2026 15:06 Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informacioneve fillestare, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana. “Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”. Aksident i rëndë mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë (VIDEO)