Kosovari hero në Itali: Albion Berisha sfidon flakët për të shpëtuar jetët e banorëve NULL NULL 24.11.2025 15:18 24.11.2025 15:18 Albion Berisha (Gazzetino) – Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Treviso të Italisë, ku një ndërtesë shumëkatëshe u përfshi nga zjarri. Kosovari nga Malisheva, Albion Berisha, siç raportojnë mediat italiane, po kthehej në shtëpi kur pa zjarr që dilte nga dritarja e apartamentit të tij në Tower House në Via Pisa, transmeton Klankosova.tv. Ai nuk hezitoi, duke kuptuar menjëherë shkallën e rrezikut dhe duke njoftuar shërbimet e emergjencës. “Ejani menjëherë”, u tha atyre. Pastaj nxitoi brenda, u ngjit shpejt shkallëve dhe shpëtoi gjyshen e tij, duke e mbajtur poshtë në krahë. Derisa, vet Albioni, për Klankosova.tv tha se kishte trokitur dhe ka rënë zilet e apartamenteve, duke paralajmëruar fqinjët për rrezikun dhe duke ndihmuar në evakuimin e shpejtë të ndërtesës! Një gjest heroik që i lejoi atij ta çonte gjyshen në një vend të sigurt, duke shmangur kështu një skenar shumë më të keq. Në total, 100 persona në rrokaqiell u evakuuan. Një falënderim të veçantë, Albioni e mori edhe nga kryeministrja italiane, Georgia Meloni, për aktin heroik të tij.