Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova U19 në volejboll mposht Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
06.08.2022 22:23

Pas dy disfatave që kishte kundër dy kombëtareve seniore, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja e Kosovës U19 në volejboll tek femrat i është kthyer fitoreve.

Kosovaret kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut, 3:2 në sete, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo fitore erdhi në kohë perfekte për ekipin e Lorik Ilazit, i cili tregoi paraqitje motivuese, para Kampionatit Ballkanik që zhvillohet mes datave 10-14 gusht.

“Ky turne memorial në Maqedoni të Veriut ishte përvojë e mirë dhe e rëndësishme për vashat kosovare, për të kuptuar më shumë rreth formës së ekipit para Kampionatit Ballkanik”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme