Kosova U17 po bëhet gati për ndeshjet e tetorit NULL NULL nga Emanuell Syla 30.06.2023 20:20 nga Emanuell Syla 30.06.2023 20:20 Ndeshjet garuese i kanë në tetor, por grumbullimet kanë nisur shumë më herët, pasi kështu ka vendosur selektorja e Kosovës U17 tek femrat, Sanije Krasniqi. Kosova në tetor do të luaj kundër Maqedonisë e Veriut, Armenisë dhe Gjeorgjisë, fazë të cilën një herë e patën kaluar. Krasniqi tha që tani kanë mundësi të grumbullohen shumë më shpesh tek fushat e Federatës së Futbollit në Hajvali, ndërsa në të kaluarën kosto ishte e madhe, duhej rezervuar hotel me fushë futbolli, potencialisht jashtë Kosove.