Kosova synon fitoren e dytë në parakualifikimet për Kupën e Botës NULL NULL 25.02.2024 08:29 25.02.2024 08:29 Kombëtarja e Kosovës në basketboll Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sot do ta synojë fitoren e dytë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027. Kundërshtarin e dytë “Dardanët” do ta kenë Azerbejxhanin. Loja do të zhvillohet në ora 11:00, në Baku, sipas kohës tonë lokale. Të enjten e kaluar, Kosova mundi Irlandën me rezultat 83:75, në ndeshjen e parë. Ekipi i kombëtarës duket i kompletuar, pas stërvitjeve të zhvilluara gjatë së shtunës. Të gjithë basketbollistët janë në dispozicion për ndeshjen e sotme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.