Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova sonte luan në udhëtim te Zvicra, ndeshja transmetohet në Art Motion

NULL NULL
21.11.2024 16:57

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte zhvillon ndeshjen parakualifikuese për Kupën e Botës 2027.

“Dardanët” janë mysafirë të Zvicres, e cila është lidere e grupit A, ku gjendet edhe Azerbajxhani dhe Republika e Irlandës, raporton Klankosova.tv.

Aktualisht renditjen tabelare e udhëheq pikërisht kundërshtari i sotëm që ka dy fitore në po aq ndeshje, kurse azerët dhe kosovarët vinë pas tyre me nga një fitore e një humbje.

Ky duel me rëndësi të jashtëzakonshme për reprezentacionin tonë shtetëror, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

Zvicër – Kosovë fillon në orën 19:30, me komentim të Agon Fehmiut.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.