Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova pa radar meteorologjik, Gosalci: Kyç për paralajmërimin e stuhive (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2026 08:51

Stuhi të fuqishme e kapluan Kosovën gjatë ditës së djeshme.

Erërat e forta në shumë rajone shkaktuan dëme të mëdha, e fatkeqësisht edhe një person e humbi jetën në Pozheran të Vitisë.

“Emegjencat natyrore dhe mbrojtja e qytetarëve”, ishte një nga temat kryesore që u diskutua me të ftuarit e Programit të Mëngjesit në Klan Kosova.

Meteorologu në ASHNA Sherif Gosalci, theksoi se Kosova është pa “radar meteorologjik”, duke vënë në dukje rëndësinë e pasjes së kësaj pajisjeje.

“Radari është i jashtëzakonshëm për ‘Now Casting’, do të thotë për parashikimet afatshkurta. Unë kam marrë pjesë me një trajnim në Rumani. Ata në atë kohë, në vitin 2013-të, posedonin 7 radarë meteorologjikë dhe çuditërisht aty mësova se edhe në Ballkan ka mini tornado”, tha Gosalci në Klan Kosova.

Ai theksoi se me këtë radar parashikimet bëhen brenda orës si dhe nxirren edhe specifikat e breshrit.

lajme të ngjashme