Kosova nuk ftohet nga SHBA-ja në Samitin e Demokracisë, Këshilltari i Kurtit i lë fajin ish-Qeverisë Hoti NULL NULL 05.11.2021 21:07 05.11.2021 21:07 Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, ka reaguar pasi Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kjo nuk ndonjë befasi. Zulfaj për këtë e ka fajësuar ish-Qeverinë Hoti duke thënë “këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020”. Ai më tej ka shtuar se qytetarët nuk kanë asnjë arsye për t’u dëshpëruar, pasi sipas tij rezultatet e ndryshimeve demokratike të këtij vit do t’i shihen të reflektuara në raportet ndërkombëtare në vitin që vjen. “Mbase edhe ndonjë muaj do të shihemi me raportet ndërkombëtare të 2020. Nuk është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që radhitet më së ulëti në “Nations in Transit” nga Freedom House me 3.14 nga 7 pikë ose 36% nga 100%”. “Freedom House vlerëson se këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020. Pra, ashtu sikurse Raporti i Progresit edhe ky i Freedom House e të tjerë që u publikuan janë të bazuar kryesisht në vitin e kaluar”. “Kosova dhe qytetarët e saj s’kanë asnjë arsye për t’u hidhëruar por as për t’u dëshpëruar pasi rezultatet e ndryshimeve të mëdha demokratike që ata sollën këtë vit do t’i shohim të reflektuara në raportet ndërkombëtare në vitin që vjen, ashtu siç do të shohim progres të gjithëmbarshëm”,ka thënë Zulfaj.