Kosova nis procedurat e aplikimit për anëtarësim në BE NULL NULL 23.11.2022 18:03 23.11.2022 18:03 Komisioni Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE e ka miratuar qëndrimin zyrtar të vendit për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti. Kjo u bë e ditur në takimin e parë të këtij komisioni, ku i diskutua edhe situata gjeopolitike dhe zhvillimet e tjera relevante. “Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Më tej, bëhet e ditur se anëtarët e komisionit diskutuan edhe për hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit. Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.