Kosova në misionin e sigurisë për Gazën, Osmani zbulon detaje për përfshirjen e FSK-së (VIDEO) NULL NULL 19.02.2026 22:08 19.02.2026 22:08 Kosova dhe Shqipëria do të jenë në mesin e pesë vende që janë zotuar për të dërguar trupa për një forcë ndërkombëtare sigurie për Gazën. Presidentja Vjosa Osmani ka zbuluar eksluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës detaje për përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë mision. “Është vlerësuar nga vet FSK-ja që kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për rritjen e profesionalizimit të FSK-së për përfshirjen në një mision jashtëzakonisht të rëndësishmëm krahas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatë të tjerë”. “Me vetë faktin që flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë aty së bashku me shtetet tjera kontribuese është diçka që na fuqizon edhe ne”, deklaroi mes tjerash e para e shtetit të Kosovës në intervistën dhënë direkt nga Washingtoni ku ishte pjesë e inaugurimit të Bordit të Paqes, njofton Klankosova.tv. Forca për Gazën, Kosova dhe Shqipëria në mesin e pesë shteteve që do të angazhojnë trupa