Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar në Maltë

NULL NULL
13.09.2019 11:03

Në ditën e dytë të turneut ndërkombëtar në Maltë, pingpongistët kosovarë kanë arritur rezultate shumë të mira.

Më të mirët kanë qenë Juniorët (Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku) të cilët janë renditur të parët në grup duke shënuar dy fitore. Ata fillimisht e munden Welsin me 3:1, e pastaj edhe kundër Qipros me 3:0 (3:1,3:0,3:0) për të shënuar kështu fitoren e parë ndonjëherë ndaj Qipros.

Tani Kosova JBT udhëheq në grupin e vet me 4 pikë dhe ka siguruar vendin e parë dhe plasmanin në gjysmë finale edhe pse e ka edhe një ndeshje në këtë grup, sot në ora 11:00 kundër Maltës, e fundit në tabelë, njofton Klan Kosova.

“Lojë të mirë treguan edhe Kadetët (Blend Hajdari dhe Sylejman Çerkini), që fituan ndaj Norvegjisë me 3:1 e humbën ndaj Islandës me 0:3, në ndeshjen ndaj Libisë do të mundohen që të shkojnë në gjysmë finale”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme