Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova ndaj Islandës për të kapur Ligën B, lojëtarët kanë zbritur në fushë (VIDEO)

NULL NULL
20.03.2025 20:15

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës tashmë janë zbritur në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për t’u ballafaquar me Kombëtaren e Islandës.

Këto dy skuadra janë përballur edhe më herët më njëra-tjetrën ku dy fitore i takojnë Islandës.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare ku në portë është Aro Muriq, e në mbrojtje janë Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova, dhe anash janë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada.

Kurse në mesfushë janë Rexh Beqaj dhe Valon Berisha, e në fazën e sulmit është Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Donat Rrudhani.

Kurse i vetëm në sulm është Vedat Muriqi, i cili është golashënuesi më i miri në historinë e Kombëtares së Kosovës.

Loja në fjalë do të fillojë nga ora 20:45. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme