Kosova mposhtet nga Mali i Zi NULL NULL 12.07.2015 09:51 12.07.2015 09:51 Ekipi i të rinjve të Kosovës në Basketboll është mposhtur thellë nga Mali i Zi në kuadër të Kampionatit Evropian në Hungari për grupmoshat deri në 20 vjet. Kjo është fitorja e tretë për malazeztë në kuadër të grupit C, ndërsa më parë kishin mposhtur Luksemburgun dhe Portugalinë. Rezultati nga ndeshja Mali i Zi – Kosova ishte 94:55, transmeton Klan Kosova. Katër nga lojtarët malazez përfunduan ndeshjen me performancë dyshifrore.