Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova me shumë probleme në çerekun e dytë, 18 pikë disavantazh pas pjesës së parë

NULL NULL
21.11.2024 21:36

Nisi me një orë vonesë për shkak se kombëtarja e Zvicres nuk arriti me kohë në Bern. Arsye ishin reshjet e mëdha të borës që shkaktuan kaos në trafik.

Megjithatë në orën 20:30 filloi ballafaqimi i parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, ndërmjet kësaj përfaqësuese dhe asaj të Kosovës,  ku çereku i parë ishte tejet i balancuar, duke i mbyllur në të mirë të helvetikëve,me një kosh dallim, 14-12, raporton Klankosova.tv.

Në fraksionin e dytë zvicëranët startuan fuqishëm, duke e rritur avantazhin me një seri 16-2, për më tepër në plot 8 minta e 38 sekonda, “Dardanët” realizuan vetëm dy pikë, para se Mikaele Tmusic të realizonte një treshe.

Lojtarët shkuan në pushim me rezultat 36-18, njofton Klankosova.tv.

Kjo ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.