Kosova lyp përkrahje për Agjencionin e Punësimit NULL NULL 09.09.2015 10:46 09.09.2015 10:46 Zëvendës ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj, po qëndron në Bruksel. Gjatë qëndrimit atje, ajo është takuar me Ruud Van Enk- i ngarkuar për çështjet e anëtarësimit në BE, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij,Luigj Barile të cilët vazhdojnë ofrimin e mbështetjes duke favorizuar çështjet me të cilat ballafaqohet MPMS-ja. Hajzeraj-Beqaj tha se kërkesë e tyre është sigurimi i përkrahjes për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencionit të Punësimit dhe kategorizimin e skemave pensionale, transmeton Klan Kosova.