Kosova kalon grupin paraeliminator pas triumfit ndaj Austrisë në Fustall NULL NULL 10.04.2026 19:08 10.04.2026 19:08 Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitoren e dytë në grup, duke mposhtur Austrinë me rezultat 6-3 dhe duke siguruar kualifikimin nga raundi paraeliminator. Dardanët e përzgjedhësit Agon Ramadani dominuan takimin nga fillimi deri në fund, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi 2-1 në favor të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Kapiteni Ramadan Alaj ishte figura kryesore e ndeshjes, duke realizuar katër gola dhe duke udhëhequr ekipin drejt fitores me një paraqitje të jashtëzakonshme. Nga një gol e shënuan edhe Shefki Kameri dhe Shqiprim Imeri. Me këtë fitore, Kosova arrin në kuotën e 6 pikëve dhe siguron kalimin nga grupi, edhe pse ka mbetur për t’u zhvilluar edhe një ndeshje, ajo ndaj Malit të Zi.