Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova gati për Bienalen e Arkitekturës në Venedik

NULL NULL
05.04.2023 17:49

Ekipi i kuratorëve që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri, po ashtu komisionerja e e MKRS për këtë bienale, Dafina Morina, u pritën sot në takim nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

U bisedua rreth fazës përfundimtare të përgatitjeve për “RKS2 Transcendent Locality”, projekt ky që brenda konceptit gërsheton edhe artin, njofton Klan Kosova.

“Ju urojmë suksese në këtë angazhim të rëndësishëm që shkon përtej arkitekturës. Duke e ditur rëndësinë e ngjarjeve të tilla, synim kemi përfaqësimin dhe promovimin e dinjitetshëm të vendit dhe vlerave tona”, shkruan në njoftimin e MKRS-së.

klankosova.tv

lajme të ngjashme