Kosova e mposht Bullgarinë 6:2 në futsall NULL NULL 17.12.2024 22:27 17.12.2024 22:27 Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka arritur një fitore goxha të rëndësishme në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026. “Dardanët” mposhtën Bullgarinë me rezultat 6:2. Golat për Kosovën i realizuan: Ramadan Alaj, në minutën e 3-të, për ta vazhduar Ylli Mazreku (7’), Shefki Kameri (11’), Drilon Maxharaj (24’), Malush Qerimi (35’) dhe Fitim Krasniqi (38’), teksa të dy golat për bullgarët i realizoi Martin Stoykov, në minutat 13’ dhe 32’. Kjo fitore vjen pasi në ndeshjen e parë kombëtarja pësoi nga Gjeorgjia me rezultat 3:1. Me këtë fitore, Dardanët konfirmuan formën e mirë dhe synimin për të vazhduar drejt objektivit madhor të kualifikimit në Euro 2026.