Kosova bëhet me Federatë të Ragbit NULL NULL 03.07.2019 15:29 03.07.2019 15:29 Ministri i Sportit Kujtim Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairy O’Connell. Në këtë takim u bë edhe zyrtarizimi i Federatës së Ragbit. Përmes kësaj federate synohet konkretizimi, konsolidimi dhe promovimi i mëtejmë i këtij sporti në vendin tonë. Ministri Gashi falënderoi ambasadorin britanez për bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e tij për sportin e Ragbit dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje këtë bashkëpunim, duke synuar që të realizojnë bashkërisht projekte në fusha të ndryshme. Po ashtu ministri Gashi e uroi ambasadorin për hapjen e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u dëshiroi mbarëvajtje në garat që do të organizohen në këtë sport, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përcjellë Klan Kosova. “Sot është një ditë e veçantë për sportin në Kosovës pasi që sot po e zyrtarizojmë Federatën e Ragbit. Ne, si MKRS, do të angazhohemi maksimalisht që ta japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”. Ndërkaq, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për krijimin e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur që MKRS po u krijon mundësi të reja sportistëve në Kosovë.