Koronavirusi: 757 të vdekur dhe 4813 të shëruar në Spanjë NULL NULL 08.04.2020 16:02 08.04.2020 16:02 A priest and relatives pray as a victim of the COVID-19 is buried by undertakers at the Almudena cemetery in Madrid, Spain, Saturday March 28, 2020. In Spain, where stay-at-home restrictions have been in place for nearly two weeks, the official number of deaths is increasing daily. The new coronavirus causes mild or moderate symptoms for most people, but for some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness or death. (AP Photo/Olmo Calvo) Spanja ka shënuar edhe 757 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit. Dje në shtetin spanjoll kishte 743 vdekje, duke bërë kështu dy ditët me numër të madh të vdekjeve pas një rënie gjatës javës, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë lëshuar të mërkurën, njofton Klan Kosova. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 14.555 njerëz kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në Spanjë. Numri i të prekurve gjithashtu është rritur nga 83,504 në 84,111, një rritje prej 610 personash që është më e ulta në gati një muaj. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raportoi se 48.021 njerëz tani janë shëruar nga virusi, 4,813 më shumë sesa numri i raportuar të martën. Zyrtarët spanjollë nuk raportuan numrin e pacientëve që janë në kujdesin intensiv (ICU) për herë të parë që nga përhapja e virusit. Kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë dëshiron që të gjitha, 17 rajonet e Spanjës, të raportojnë rastet e mbledhura të pacientëve të tillë, por thotë se pesë rajone kanë raportuar vetëm numrin aktual të pacientëve në ICU dhe jo numrin e përgjithshëm. Ministria tha që do të raportonte përsëri shifrat, pasi të gjitha rajonet do t’i raportojnë ato në të njëjtën mënyrë.