Koreografi rus do të udhëheq shfaqjen e baletit “Romeo e Zhuljeta” (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 19.03.2022 20:34 nga Qendresa Bellagoshi 19.03.2022 20:34 Të enjten do të shfaqet premiera e “Romeo e Zhulieta” nga koreografi Konstandin Urlasky. Balerinët kosovarë tash e disa javë kanë nisur provat për performancën përmes së cilës synohet që historia legjendare e dashurisë të arrijë tek audienca. Koreografi ruso-amerikan, tha se pret sukses të madh nga kjo shfaqje, derisa lavdëroi balerinët e Kosovës me të cilët po bashkëpunon për herë të dytë. Premiera do të jetë me ftesa, ndërkaq për të interesuarit do të shfaqen disa herë repriza.