Korenica shkëlqen në Rumani, futet në formacionin më të mirë të javës NULL NULL 20.08.2025 15:21 20.08.2025 15:21 Mesfushori i Kombëtares së Kosovës u rendit në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjes së shkëlqyer me skuadrën e Clujit. Në ndeshjen e fundit, Korenica realizoi një gol dhe dhuroi një asistim, duke qenë një nga lojtarët vendimtarë në fitoren e ekipit të tij, transmeton Klankosova.tv. Performanca e tij është vlerësuar lart edhe nga platforma e specializuar “Sofascore”, e cila i ka dhënë notën 9.4 një ndër më të lartat e javës.