Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Korea e Jugut shton furnizimin me vaksina të llojit Moderna, shtatë milionë doza mbërrijnë këtë muaj

NULL NULL
22.08.2021 19:20

Ministria e Shëndetësisë së Koresë së Jugut thanë se vendi i tyre do të furnizohet me më shumë se 7 milion doza të vaksinës Moderna.

I gjithë ky vendim erdhi pas kërkesave të vazhdueshme të qeverisë për të përshpejtuar shpërndarjen dhe për te vaksinuar sa më shumë banorë të Koresë jugore, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 1 milion doza pritet të mbërrijnë të hënën ndërsa 6 milionë të tjera do të shpërndahen kohë pas kohe kur të fillon shpenzimi i kontingjenteve. Këtë e njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Moderna dha 1,3 milion doza në fillim të këtij muaji. Në atë kohë ajo kishte informuar Korenë e Jugut se do të dhuronte rreth 8,5 milion dozave të vaksinës atje që do të dërgoheshin nga muaji gusht dhe shtator.

“Në përgjigje të kërkesës sonë për të shpejtuar dhe zgjeruar furnizimin me vaksina, Moderna na informoi se do të sigurojë 7,01 milionë doza deri në javën e parë të shtatorit,” tha ministria në një deklaratë.

Sipas planit, vendi do të jetë në gjendje t’u japë 36 milionë njerëzve të paktën një dozë të vaksinës para festës së Chuseok të 20-22 Shtatorit.

Koreja e Jugut synon të imunizojë mbi 70% të popullsisë deri në shtator.

lajme të ngjashme