Konsumimi i duhanit ndikon në zhvillimin e sklerozës dhe paaftësimin e shpejtë NULL NULL 26.09.2018 10:33 26.09.2018 10:33 Konsumimi i duhanit është i lidhur me zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë te njerëzit. Madje duhanpirja ndikon që kjo sëmundje të zhvillohet shumë më shpejtë, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova. Në një studim të kryer nga “MS Society” të dhënat tregojnë se ndërlidhja mes cigares dhe kësaj sëmundje kronike është “më e qartë se kurrë”. Studimi thotë se ndërprerja e konsumimit të cigares mund të shtyjë zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë deri në tetë vjet. Ndezja e cigares mund ta bëjë sklerozën më aktive, keqësim në shëndet deri në paaftësi.