Konkurroni për venën më të mirë NULL NULL 26.08.2015 19:55 26.08.2015 19:55 Këshilli Organizativ i festës tradicionale të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” 2015 në Rahovec, shpall konkurs të hapur në nivelin kombëtar për zgjedhjen e verës (venës) më të mire, thuhet në një komunikatë të “Hardh Fest 2015”, transmeton Klan Kosova. Konkursi për shpalljen e verës më të mirë do të bëhet për këto varietete (lloje): Kabernet Souvignon (nuk kufizohet viti i vjeljes apo i prodhimit); Vranac (nuk kufizohet viti i vjeljes apo i prodhimit); Chardonnay (nuk kufizohet viti i vjeljes apo i prodhimit); Raki rrushi. Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs dhe procedurat e aplikimit: Në këtë konkurs kanë të drejtë të aplikojnë të gjitha kompanitë që kanë veprimtari primare përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës në Kosovë, Kompania duhet të dëshmojë se është e regjistruar në ARBK, Kompania duhet të dëshmojë se është e licencuar në MBPZHR, DVV Rahovec. Vërejtje: -Afati i fundit i aplikimit është 31.08.2015, ora 16:00, -Mostrat dorëzohen në shishet standarde (“Bordoleze”) të parapara sipas ligjit të verërave, -Secila mostër që merr pjesë në kompeticion dorëzohen nga 3 (tri) shishe. -Për vlerësimin e këtyre verërave do të formohet komisioni shtetëror për degustim nga Ministri i MBPZHR, -Shpallja e rezultateve dhe marrja e shpërblimeve bëhet më 5 shtator 2015, gjatë ceremonisë së Festivalit. -Komisioni do të vlerësojë dhe do të shpallë për secilën mostër (1-4) Vendi i parë, Vendi i dytë, Vendi i tretë.