Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjusha, gjyqtarja e parë femër në Superkupë

NULL NULL
nga Naim Selmani 09.12.2022 13:26

Ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit në basketboll ishte e veçantë për Irma Konjushën.

Kjo ishte hera e parë për të që gjykon një takim të Superkupës në konkurrencën e meshkujve, por është edhe hera e parë për një gjyqtare femër që gjykon në nivele të tilla të garave, transmeton klankosova.tv.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka shtuar se paraqitja e saj ishte e mirë, duke marrë nota pozitive për gjykimin e ndeshjes.

Konjusha po ashtu është kandidate potenciale për licencë të FIBA-s si gjyqtare, ndërsa synimi i saj është të gjykojë në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka qenë basketbolliste duke fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës, madje njëra nga lojtaret më të dalluara në garat vendore.

Konjusha gjithashtu ka qenë pjesë e Kosovës A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, si dhe ka përfaqësuar Kosovën në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3.

Gjithashtu me Prishtinën mori pjesë edhe në grupet e FIBA EuroCup Women.

lajme të ngjashme