Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjuca me homologun italian, diskutojnë rreth pasojave nga Covid-19

NULL NULL
09.04.2020 14:26

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij italian, Luigi Di Maio, ku kanë diskutuar rreth situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19.

Konjufca i ka shprehur ngushëllime homologut Di Maio për viktimat e pandemisë Covid-19 dhe ka uruar që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Gjatë ditës se djeshme zhvillova një bisedë telefonike me homologun tim italian, Shkëlqesinë e Tij z. Luigi Di Maio.

Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-19 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi.

Gjithashtu, z. Di Maio e njoftova për situatën e krijuar nga pandemia në Republikën e Kosovës dhe për masat, të cilat po i ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi.

Në fund, u pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme