Kongo ofron 5 milionë dollarë për arrestimin e udhëheqësve rebelë NULL NULL 09.03.2025 18:32 09.03.2025 18:32 Foto nga AFP Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos ka ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ndihmën në arrestimin e tre udhëheqësve të një grupi rebel që ka pushtuar pjesën më të madhe të vendit këtë vit. Të kërkuarit janë Corneille Nangaa, ish-kreu i komisionit zgjedhor të DR Kongos, tani drejton Aleancën e Lumit Kongo, si dhe drejtuesit e M23 Sultani Makenga dhe Bertrand Bisimwa, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Vitin e kaluar të tre burrat u ndoqën penalisht në mungesë nga një gjykatë ushtarake dhe u dënuan me vdekje për tradhti.