Konflikti në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari nga Kosova dhe dy punonjësit e pompës së derivateve NULL NULL 06.08.2023 18:10 06.08.2023 18:10 vetura 37-vjeçari nga Kosova dhe dy punonjës të pompës së derivateve në Tale të Lezhës janë arrestuar pas një konflikti që e patën një ditë më parë. Ndaj 37-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”. Ndërsa dy punonjësit do të hetohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”. Konflikti, që dyshohet se nisi për motive të dobëta, ndodhi një ditë më parë, rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lezhë-Milot. 37-vjeçari i ka goditur fizikisht dy punonjësit dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që t’i përplasë duke u rrezikuar jetën, njofton policia. Si pasojë e sherrit, mbeti i plagosur një nga punonjësit, që ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./Top Channel/