Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës NULL NULL 23.06.2024 18:17 23.06.2024 18:17 Foto ilustruese Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës. Lajmi u konfirmua nga Emergjenca e Spitalit. “Po, një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pajetë do ta marrë mjekësia ligjore. Më tepër informata s’kemi për të. Po ashtu edhe një person i lënduar është sjellur tek ne “, thanë nga Emergjenca e Mitrovicës për Klankosova.tv Pak më herët u bë e ditur se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë edhe një veturë. Do t’ju mbajmë të informuar lidhur me rastin./ Klankosova.tv Dyshohet për aksident me fatalitet në Mitrovicë