Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konferenca për gjuhën: Sllavët e jugut goxha kureshtarë për shqipen (VIDEO)

NULL NULL
27.10.2025 20:45

Nuk është shqiptar dhe kjo vërehet edhe nga e folura.

Por albanologu rus zgjodhi ta flasë gjuhën që po e studion tash e sa vite ndonëse  nuk ka ndonjë afërsi me kombin shqiptarë.

Sipas studiuesve, të tillë ka mjaftueshëm, pasi në kohën e ish-Jugosllavisë interesi për gjuhën shqipe ishte i lartë.

Bile sipas një kolegu të tij, shqipja vite më parë ka zënë fill edhe në shtetin fqinj.

E një albanolog nga Serbia u inkuadrua bashkë me të tjerët ku edhe foli për traditat gojore shqiptare dhe serbe për betejën e Kosovës mbi 500 vite më parë.

Historian Jusuf Bajraktari thotë se kurreshtja për gjuhën ka ardhur për shkak të historisë së shqiptarëve.

Këto diskutime u zhvilluan gjatë konferencës ndërkombëtare “Studimet albanistike te sllavët e jugut” organizuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës bashkë me ata të Shqiprisë e cila do të vazhdojë edhe të martën.

lajme të ngjashme