Kondicioneri antik i ajrit në Iran NULL NULL 29.09.2018 20:30 29.09.2018 20:30 “Unë kam kondicioner digjital por preferoj të ulem nën atë që është natyral. Ai ma kujton kohën e vjetër”, tha Saberi, një banor i Iranit. Në verën që arrin nxehtësi mesatarisht 40 gradë celsius, në Yazd, qytetin shkretëtirë në zemër të Iranit, gjenden disa nga kondicionerët më të vjetër të ajrit në botë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Ata quhen “tërheqës të erës”, të ndërtuar në formë unike, që thithin erën nga jashtë dhe freskojnë dhomat brenda ndërtesës. Studimet e vonshme kanë zbuluar se ky sistem mund ta ulë temperaturën përafërsisht 10 gradë. Këta tërheqës të erës datojnë që nga shekulli i 14-të, teksa mendohet se disa të tillë janë ndërtuar në shekullin e pestë në Persinë antike. Sipas Dr. Abdel Moniem El-Shorbagy, profesor asistent në degën e arkitekturës dhe dizajnit në Universitetin Effat në Jedah të Arabisë Saudite, tërheqësit e erës janë zbuluar fillimisht në Lindjen e Mesme, Pakistan dhe Indi. Më poshtë mund të gjeni disa nga fotot e “kondicionerëve antikë” të Iranit: