Koncert në kryeqytet për nder të Ditës së Evropës NULL NULL 09.05.2016 19:17 09.05.2016 19:17 Dita e Evropës në Kosovë, është shënuar me shumë aktivitete. Megjithatë kjo nuk ishte e tëra, tashmë duke filluar nga ora 20:00 në Prishtnë, do të mbahet edhe një koncert kulturo-artistik, me të cilin do të përmbyllen aktivitetet për nder të kësaj dite, njofton Klan Kosova. Dicka të tillë konfirmoi edhe Arber Salihu, këngëtar i grupit alternativ Oborri, i cili në një intervistë në emisionin Ora e Pasditës tha se është kënaqësi të performojë për të gjithë qytetarët për nderë të Ditës së Evropës. ‘’Të bësh muzikë në këtë kohë është gjithnjë knaqësi dhe privilegj’’ ‘’Në fakt ne kishim planifikuar të performonim si grupi ‘’Oborri’’ por fatkeqësisht plani u ndryshua e sonte nga ora 20:00 në sheshin Nënë Tereza do të perforojmë si grupi ‘’Lija e Ujit’’’’ Salihu nuk la pa i komentuar edhe vendimet historike për rekomandimin e liberalizimit të vizave, i cili tha se me këto vendime më në fund jemi të barabart me pjesën tjetër të Evropës ‘’Më në fund është gjithçka okej, tashmë jemi të barabartë pothuajse me pjesën tjetër të Evropës’’ Këngëtari në fjalë në intervistën e zhvilluar në Ora e Pasditës, bëri të ditur gjithashtu që nuk do të jenë të vetmit të cilët do të performojnë në këtë ditë të veçant. Koncerti pritet të përfundoi në ora 23:00 ndërkaq Arbër Salihu kërkoi nga adhuruesit e tij që të dalin tek sheshi për të festuar së bashku Ditën e Evropës, njofton Klan Kosova.