Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Skënderajt merr veturë donacion nga UNMIK-u

NULL NULL
30.01.2017 12:55

Komuna e Skënderajt sot ka pranuar një veturë donacion i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Këtë donacion  e ka pranuar nënkryetari i kësaj komune,  Fadil Nura.

Me këtë rast, Nura e ka falenderuar UNMIK-un për këtë donacion i cili do t’i shërbejë Komunës së Skenderajt në realizimin e punëve të përditshme në shërbim të qytetarëve të Skenderajt. Ai poashtu ka thënë se UNMIK-u në faza të ndryshme të zhvillimit institucional të Kosovës ka dhënë kontribut të rëndësishëm

Dorëzimin e veturës, donacion për Komunën e Skenderajt e ka bërë  Leonid Markaryan, shef i Zyrës për Mbështetje të Komunitetit, në kuadër të Msionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Bëhet e ditur se kjo veturë, është veturë e përdorur në gjendje të mirë teknike dhe do të jetë në shërbim të kësaj komune në realizimin e punëve të përditshme administrative, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme