Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Rahovecit kujton të rënët nga masakra e Krushës së Madhe në 26-vjetorin e rënies

NULL NULL
26.03.2025 15:59

Komuna e Rahovecit ka përkujtuar të rënët në masakrën e Krushës së Madhe, në 26-vjetorin e rënies.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në 26-vjetorin e masakrës, përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe qendrore dhe figura të rëndësishme u bashkuan në nderim të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm që u flijuan në pranverën e përgjakur të vitit 1999.

“Ata mbeten simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri. Drejtësia ende mungon, por kërkimi për të nuk do të ndalet derisa e vërteta dhe drejtësia të triumfojnë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme