Komuna e Malishevës organizon ceremoni varrimi dhe nderimi meritor për tre martirë NULL NULL 20.03.2025 11:29 20.03.2025 11:29 Komuna e Malishevës njofton se pas gjetjes dhe identifikimit të tre qytetarëve të kësaj komune, të cilët konsideroheshin të zhdukur nga viti 1999 në Masakrën e Kralanit, kryetari Ekrem Kastrati në bashkëpunim me shoqatën “Kujtesa” dhe familjarët, me qëllim të organizmit të ceremonive dhe nderimit meritor, do të mbajë disa aktivitete, sipas kësaj agjende: Për martirin Sabedin (Kadri) Kryeziu 21.03.2025 Vendi: Mleqan (SHFMU “Beqir Gashi) Ora: 14:00 – Homazhe. Ora: 15:00 – Ceremonia e varrimit Për tre të gjeturit 03.04.2025 Vendi: Malishevë (salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës) Ora: 10:00 Aktiviteti: Mbledhje komemorative Për martirin Vehbi (Pajazit) Halilaj 04.04.2025 Vendi: Llapçevë (SHFMU “Petro Nini Luarasi”) Ora: 13:00 – Homazhe Ora: 14:00 – Ceremonia e varrimit Për martirin Mentor (Maliq) Kryeziu 04.04.2025 Vendi: Bubavec (Oda e fshatit Bubavec-afër shkollës) Ora: 15:00 – Homazhe Ora: 16:30 – Ceremonia e varrimit