Komuna e Deçanit me seancë solemne për “Epopenë e Dukagjinit” (VIDEO) NULL NULL 23.03.2018 11:31 23.03.2018 11:31 Me rastin e 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”, që konsiston me 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit ka mbajtur seancë solemne. Për ta shënuar këtë epope, aktivitetet kanë nisur më 22 mars dhe do të zgjasin deri më 24 mars. Pos kësaj seance solemne gjatë ditës të bëhen homazhe pranë shtatores dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan. Ndërsa, më 24 mars, duk filluar nga ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror “Epopeja e Dukagjinit”, transmeton Klan Kosova.