Kompozotori që fitoi Oscar pas 500 filmave të realizuara NULL NULL 02.03.2016 17:00 02.03.2016 17:00 Pasi ka qenë prapa kolonës zanore të rreth 500 filmave, kompozitori italian, Ennio Morricone më në fund këtë vit e ka fituar Oscarin. Filmi që i solli çmimin më të rëndësishëm të karrierës së tij ësthë The Hateful Eight nga Quentin Trantino, transmeton Klan Kosova. “Nuk mund të ketë kolonë të mirë zanore, nëse nuk ekziston një film që të inspiron”. “Për këtë gjë e falënderoj Quentin Trantino për shkak se më ka zgjedhur mua si dhe producentin Harvey Weinstein dhe gjithë ekipin”, u shpreh Morricone të dielën në skenë pasi fitoi çmimin Oscar. Ai gjithashtu i ka falënderuar të gjithë të nominuarit: Carter BurWell për Carol, Johann Johannsson për Sicario, Thomas NeWman për Bridge of Spies si dhe John Williams për Star Wars: Episore VII – The Force Awakens. Morricone ka qenë pesë herë i nominuar në Oscar për kolonën zanore në Days of Heaven, The Mission, The Untouchables, Bugsy si dhe Malena. Sidoçoftë në vitin m2007 kompozitori 87 vjeçar e kishte pranuar një çmim nderi nga Oscar për kontributin e tij.